Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadoren amerikane, Anxhela Ageler

20 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler.

Në këtë takim u bisedua mbi mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, mbi integrimet maqedonase euroatlantike, si dhe mbi potencialet që i ofron Dialogu strategjik për konkretizimin e bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve.

Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi për mbështetjen e tërësishme nga SHBA-ja dhe e theksoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të miqësisë maqedonase-amerikane dhe mbështetjen e ndërsjellë në drejtim të realizimit të qëllimeve të jashtme politike maqedonase.

Në këtë kontekst, Presidentja theksoi se si partner stabil dhe aleat i dëshmuar i SHBA-së në Aleancën e NATO-s, mbetemi të fokusuar në përcaktimet e përbashkëta për sigurinë, lirinë dhe prosperitetin demokratik, me pjesëmarrje aktive në aktivitetet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kundër kërcënimeve të tjera mbi paqen në botë.

Duke theksuar se eurointegrimet kanë ndikim pozitiv për konsolidimin demokratik dhe ekonomik të vendeve të rajonit, Presidentja e theksoi nevojën për integrim të përshpejtuar evropian. Në atë drejtim, ajo tha se procesi aderues për anëtarësim në BE duhet të vlerësohet në mënyrë meritore dhe nuk duhet të durojë presione politike nga shtet të tjera anëtare.

Në këtë takim, Presidentja e theksoi rolin dhe mbështetjen e SHBA-së në intensifikimin e proceseve reformuese dhe theksoi se vendi mbetet edhe mandej i përkushtuar në zbatimin e reformave për sundimin e të drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe ndaj reformave në sektorin e sigurisë, si disa prej prioriteteve tona më të larta.

Të dyja bashkëbisedueset shkëmbyen mendime edhe për rezultatin e Samitit të paqes në Ukrainë, mbi ndikimet dhe ngjarjet e sigurisë në rajon, si edhe mbi politikat në interes të garantimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit më të gjerë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...