Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadoren rumune Adela Monika Aksinte

1 Korrik 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadoren e Rumanisë, Adela Monika Aksinte.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, të cilat bazohen në miqësi dhe respekt të ndërsjellë, ndërsa bashkëpunimi i ndërsjellë karakterizohet nga dialogu politik konstruktiv dhe i hapur.

Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në sfera të ndryshme të interesit të përbashkët, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se mbetemi të përkushtuar në nxitjen e bashkëpunimit dinamik bilateral nëpërmjet dialogut politik, partneriteteve sektoriale, bashkëpunimit tonë në suazat e NATO-s dhe përpjekjeve të përbashkëta në iniciativat rajonale.

Në kontekstin e perspektivës evropiane, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu falënderimin e sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë në rrugën tonë drejt BE-së dhe për gatishmërinë e riafirmuar për të ofruar ndihmë konkrete në të ardhmen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e grupit ALDE

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e grupit ALDE

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim përfaqësuesit e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE) nga Parlamenti Europian, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare "Quo vadis Europa 2025?", që u mbajt në Shkup. [gallery...