Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadorin sllovak, Henrik Markush

24 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadorin e Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale dhe mbi mundësitë për përparimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se marrëdhëniet bilaterale karakterizohen nga miqësia dhe mirëkuptimi duke vlerësuar se midis të dy vendeve ekzistojnë lidhje të fuqishme kulturore për shkak të trashëgimisë së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij.

Duke theksuar se këtë vit shënohet 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Sllovakinë, Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi për mbështetjen parimore të Sllovakisë dhe Grupit të Vishegradit si mbështetës tradicionalë të eurointegrimeve maqedonase dhe si partner i përkushtuar në NATO.

Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët, Presidentja theksoi se është zmadhimi i shkëmbimit tregtar për të cilin ka mundësi në periudhën e ardhshme të arrihen rezultate më të mëdha me angazhim të të dyja palëve. Ajo theksoi se me interes të veçantë është intensifikimi i dialogut bilateral politik.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...