Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadorinkinez, Xhang Xuo

26 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo.

Në këtë takim u konstatua se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve bazohen në miqësinë dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, kurse Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral dhe thellimin e miqësisë maqedonase-kineze gjatë mandatit të saj. Ajo e rikonfirmoi qëndrimin maqedonas për respektimin e politikës “Kina e vetme”.

Bashkëfolësit shprehën pritshmërinë se do të vazhdojnë të zhvillojnë dhe përmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella në të gjitha sferat me interes të përbashkët, sidomos në fushën e tregtisë dhe projekteve infrastrukturore kapitale, si dhe theksuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe turizmit. Në këtë kontekst, Presidentja theksoi se është e nevojshme që afaristët maqedonas të njihen më mirë me normativën, dispozitat dhe funksionimin e tregut kinez, në mënyrë që të rritet eksporti në Kinë.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe ambasadori kinez Xuo diskutuan edhe mbi rolin dhe ndikimin e Republikës Popullore të Kinës në botë, si dhe në rajonin tonë, sidomos në kontekstin e ekonomisë, kurse shkëmbyen mendime dhe informacione mbi qëndrimet e politikës së jashtme kineze.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...