Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Eser Xhevahir, konsullin e nderit në Republikën e Turqisë

25 Nëntor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti Eser Xhevahir, konsullin e nderit në Republikën e Turqisë.

Në këtë takim u bisedua mbi përparimin e relacioneve maqedonase-turke të cilat zhvillohen nëpërmjet llojeve të ndryshme të bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë për të dyja shtetet.

Konsulli i nderit i cili është zëvendëskryetar i MATTO – Oda Ekonomike e Maqedonisë-Turqisë e informoi Presidenten Siljanovska Davkova për aktivitetet e tij, si konsull nderi në drejtim të hapjes së mundësive të reja për bashkëpunim në shumë fusha sidomos në fushat ekonomike me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit midis bashkësive të biznesit në të dy vendet.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi përkushtimin e vet për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ku e nënvizoi nevojën për krijimin e kushteve të nevojshme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet zmadhimit të shkëmbimit tregtar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...