Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Kilian Val, shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup

25 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Val.

Në këtë takim u konfirmua rëndësia e bashkëpunimit afatgjatë me OSBE-në për mbështetjen e reformave maqedonase në fusha të ndryshme të parapara në mandatin e organizatës, ku Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mbështetjen për aktivitetet në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së paqes në rajonin e OSBE-së.

Presidentja shprehu falënderim edhe për rolin e rëndësishëm të OSBE/ODIHR-it në proceset që lidhen me reformat zgjedhore, veçanërisht në përpjekjet për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke i shtuar vlerë legjitimitetit, kredibilitetit dhe besueshmërisë së procesit.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e OSBE-së me institucionet relevante maqedonase dhe shoqërinë qytetare, i cili është dinamik dhe produktiv, si dhe shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen për çështjet dhe sfidat që kanë të bëjnë me përparimin e vendit tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Pyetje gazetareje: Zonja Presidente, sot patët një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. Antonio Guterres. Ne kemi informacion nga Kombet e Bashkuara se kemi marrë mbështetje të fortë nga z. Guterres. Ju lutem si e komentoni takimin dhe...