Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në diskutimin në panel “Pesë vjet nga Ligji për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore – arritjet, sfidat dhe perspektivat e ardhshme”

31 Janar 2025 | Kumtesat

Këshilli për të rinjtë, me pjesëmarrjen e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova organizoi diskutim në panel me rastin e pesë vjetorit të miratimit të Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore, ku u bisedua mbi zbatimin e ligjit, problemet e vërejtura dhe propozim ndryshimet e nevojshme.

Në fillim të këtij evenimenti, me një minutë heshtje, të pranishmit bënë homazh për të ndjerën që e humbi jetën tragjikisht, Frosina Kullakova.  Ata u bënë thirrje institucioneve kompetente që ta zbardhin sa më shpejt këtë rast dhe të përmbushet drejtësia.

Panelistët shkëmbyen përvoja personale nga puna në trupat rinorë dhe dhanë propozime për pjesëmarrje rinore më efikase në krijimin e politikave.  Në këtë diskutim, të rinjtë e theksuan mungesën e mbështetjes institucionale dhe mekanizmave për pjesëmarrje aktive, si dhe pasigurinë financiare të qendrave rinore, e cila ndikon në funksionimin e tyre.

Janë identifikuar një sërë dobësish: Organet kryesore koordinuese, Asambleja nacionale e të rinjve dhe Trupi nacional këshilldhënës për politikat rinore, ende nuk janë formuar, qendrat rinore janë krijuar vetëm në disa komuna, dhe në më shumë se gjysmën e komunave nuk ka këshilla rinorë lokalë, as nuk janë miratuar strategji lokale.

Presidentja Siljanovska-Davkova e theksoi nevojën për qasje sistematike në zgjidhjen e problemeve të të rinjve, si dhe mbikëqyrjen parlamentare mbi zbatimin e ligjit. Duke pasur parasysh afatet e vonuara ligjore për formimin e organeve kyçe rinore, ajo mendon se në mungesë të një kornize institucionale, ekziston rreziku që ligji të jetë një iluzion juridik.

Shumica e diskutuesve kërkuan një rol më aktiv nga Ministria e sapokrijuar për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinjve për të mundësuar pjesëmarrjen e të rinjve në krijimin e politikave rinore.

Debatin e modeloi Filip Ivanovski, anëtar i Këshillit për të rinjtë, kurse panelistë ishin: Arta Qerimi, ish-anëtare e Kuvendit lokal të të rinjve të Qytetit Shkup, Martin Kërstiq, nëpunës për të rinjtë në Komunën Kumanovë, Martina Jaçevska, koordinatore e Qendrës rinore – Probishtip dhe Sofija Vollçevska, kryetare e Këshillit lokal rinor në Komunën Kisella Voda.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...