Festimi i 2 Gushtit, Ilinden – Dita e Republikës në manastirin “Shën. Prohor Pçinski”

2 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festimit të 2 Gushtit, Ilinden – Dita e Republikës, sot e vizitoi manastirin “Shën. Prohor Pçinski”, ku u mbajt Mbledhja e parë e Këshillit Antifashist i Çlirimtar Kombëtar i Maqedonisë dhe vendosi lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore të KAÇKM-së.

Në manastirin “Shën. Prohor Pçinski” Presidenti Pendarovski u mirëprit nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas pritjes të dy presidentët të shoqëruar nga Peshkopi i Vranjes z. Pahomie, e vizituan kompleksin e manastirit.

Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Vuçiq patën takim bilateral ku janë afirmuar marrëdhëniet tradicionale miqësore midis dy vendeve. Në shpirtin e miqësisë së mirë, është shprehur interes për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm, shkëmbimit tregtar dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Në deklaratën për mediat Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mundësinë që vendi ynë ta festojë Ilindenin, aty ku është formuar shteti bashkëkohor maqedonas.

“Kur në territorin e një shteti tjetër ju pret Presidenti i atij shteti, Presidenti i Republikës së Serbisë, për një akt i cili ka rëndësinë më të madhe për ju dhe shtetin Tuaj, vetëm falënderim për Presidentin Vuçiq. Le të jetë kjo një traditë e mirë, e cila nuk do të ndërpritet për arsye politike, kishtare apo arsye të tjera. Shpresoj se edhe vitin e ardhshëm do të shihemi përsëri në këtë vend, të bëjmë homazhe për kolosët tanë më të mëdhenj nacionalë”, tha Presidenti Pendarovski.

Në përbërjen e delegacionit shtetëror-kishtar të cilin e udhëhiqte Presidenti Pendarovski në festimin në manastirin “Shën. Prohor Pçinski” ishin nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, peshkopi i Herakleas, z. Kliment dhe përfaqësues nga Këshilli i luftëtarëve të LNÇ-së.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....