Promovimi i oficerëve të rinj të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut

31 Korrik 2023 | Kumtesat

Në ceremoni solemne në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski” në Shkup, sot u promovuan oficerët e rinj të Armatës së klasës së 23-të, me gradën nëntoger.

Nga klasa e 23-të janë promovuar 33 kadetë, prej të cilëve 27 kadetë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, kurse 5 nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Në emër të Presidentit të Republikës dhe Komandantit suprem të forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, kadetit të renditur në vendin e parë, Nikolla Anteskit, i është dhënë shpërblim nga kolonelja Biljana Bllazhevska, adjutantë e Presidentit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit