Takim lamtumire i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin kinez, Xhanf Xuo

22 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në takim lamtumire e mirëpriti ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo.

Në këtë u konstatua se marrëdhëniet midis dy vendeve janë në nivel jashtëzakonisht të lartë dhe u shpreh kënaqësia për përpjekjet e vazhdueshme për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu besimin se në interes të të dy popujve, miqësia maqedonase-kineze do të vazhdojë të zhvillohet në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

Në këtë drejtim u theksua pritshmëria që në periudhën në vijim, me angazhim të përbashkët, të shfrytëzohen potencialet për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, turizmit dhe të hapen mundësi të reja për rritjen e investimeve në projekte infrastrukturore.

Në kontekst të situatave aktuale gjeopolitike dhe gjeostrategjike, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi prioritetet e politikës së jashtme të dy vendeve, rolin, pozicionin dhe mbi ndikimin e Kinës në nivel ndërkombëtar, si dhe në rajonin tonë.

Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi ambasadorin Xuo për angazhimin e tij të përgjithshëm, mbështetjen dhe kontributin në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe i uroi sukses në punën e mëtejshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova: MAKINOVA e 45-të dhe EKONOVA e 22-të e kremtojnë vazhdimit kreativitetin dhe vizionin e shpikësve dhe kërkuesve të rinj, idetë dhe zgjidhjet e të cilëve e ndryshojnë botën

Presidentja Siljanovska Davkova: MAKINOVA e 45-të dhe EKONOVA e 22-të e kremtojnë vazhdimit kreativitetin dhe vizionin e shpikësve dhe kërkuesve të rinj, idetë dhe zgjidhjet e të cilëve e ndryshojnë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nëpërmjet videomesazhit mbajti fjalim në Panairin ndërkombëtar për inovacione, shpikje, patenta, produkte dhe teknologji të reja dhe kreativitet rinor MAKINOVA e 45-të dhe EKONOVA e 22-të për inovacione dhe projekte ekologjike....