Presidentja Siljanovska Davkova realizoi bisedë telefonike me Presidentin kroat Zoran Millanoviq

10 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot realizoi bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Në këtë bisedë u konfirmua përkushtimi i të dy shteteve, si dhe përforcimi i bashkëpunimit rajonal, ku presidentët vlerësuan se marrëdhëniet bilaterale janë miqësore, pa çështje të hapura, me dialog të vazhdueshëm politik dhe bashkëpunim konstruktiv.

Të dy bashkëfolësit shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në suazat e NATO-s, kurse Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi për mbështetjen parimore të Kroacisë për eurointegrimet maqedonase.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe Presidenti Millanoviq shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin në planin rajonal dhe multilateral, mbi perspektivat evropiane të vendit tonë dhe gjendjen në rajon.

Në këtë bisedë u fol edhe mbi pozitën e bashkësisë maqedonase në Kroaci dhe të asaj kroate në Maqedoni, ku u vlerësua se të drejtat e pakicave në të dy vendet janë në nivel të lartë dhe se ekziston përgatitje e tërësishme nga të dyja palët për përparimin e tyre të mëtejshëm.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...