Vizitë në shoqatën “Iniciativa për zhvillim ekonomik të romëve – REDI” dhe ndërmarrjes sociale REDI Reciklazha

1 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi ndërmarrjen sociale “REDI Reciklazha” të themeluar nga shoqata “Iniciativa për zhvillim ekonomik të romëve – REDI”, ku u njoh me punën e tyre dhe procesin e mbledhjes së lëndëve të para të reciklueshme prej koshave të vendosura në komunat Aerodrom, Karposh dhe Kisella Vodë.

Përfaqësuesit e shoqatës dhe agjentët e gjelbër e informuan Presidentin Pendarovski për funksionimin e tyre, organizimin e mbledhësve individualë të bërllokut nëpërmjet punësimit të tyre, për vendosjen e sistemit të përzgjedhjes primare të bërllokut, si dhe për planet e tyre të mëtejshme zhvillimore.

Në atë drejtim, ata e njohën Presidentin edhe për rezultate e arritura deri më sot, si dhe për qëllimin e tyre që të zhvillojnë qendër për riciklim, e cila do të mundësojë më shumë se 1500 vende të gjelbra pune, duke shtuar se nëpërmjet formalizimit të mbledhësve individualë të bërllokut, të cilët para së gjithash u përkasin bashkësive të margjinalizuara, sigurohet njëkohësisht vlerësim konkret i punës së tyre.

Në kontekstin e interesit të deritanishëm të qytetarëve për përdorimin e shërbimeve pa pagesë, nga “REDI Reciklazha” informuan se deri më tani janë paraqitur mbi 500 objekte banesore dhe afariste prej të cilave në të tri komunat servisohet aktivisht 219.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti iniciativën e REDI-t dhe kontributin e tyre në mbrojtjen e mjedisit jetësor, luftën për një mjedis më të pastër dhe nxitjen e vetëdijes te qytetarët për përzgjedhje të mbeturinave.

Gjithashtu, u theksua edhe rëndësia tyre për bashkëpunim të vazhdueshëm e qytetarët si edhe marrëdhëniet partnere në institucione, si parakusht për vendosjen e sistemit afatgjatë të qëndrueshëm në mbledhjen dhe përzgjedhjen e mbeturinave.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....