Takimi i Presidentit Pendarovski me ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminica Odobesku

15 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminica Odobesku, e cila është në vizitë pune në shtetin tonë.

Bashkëbiseduesit e takimit diskutuan mbi gjendjet aktuale lidhur me aspiratat evropiane të shtetit tonë dhe rrjedhën e procesit të skriningut. Duke e falënderuar për mbështetjen që e jep Rumania për realizimin e objektivave strategjike të shtetit tonë, Presidenti Pendarovski vuri në dukje nevojën për përparimin e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, në funksion të stabilitetit, sigurisë, zhvillimit demokratik dhe prosperitetit të rajonit.

Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski e përshëndeti nënshkrimin e planit aksional të bashkëpunimit midis dy ministrive të punëve të jashtme në dy vitet e ardhshme dhe të Protokollit për bashkëpunim në fushën e arsimit, që do të kontribuojnë për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Ministrja Odobesku dhe Presidenti Pendarovski biseduan edhe mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, bashkëpunimin në suazat e aleancës së NATO-s dhe të OSBE-së, si dhe mbi gjendjet në rajonin më të gjerë, duke përfshirë ngjarjet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....