Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Kris Pavllovskin, drejtorin e Rambëll

18 Maj 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti Kris Pavllovskin, drejtorin e kompanisë udhëheqëse botërore për platforma digjitale Rambëll, i cili është për vizitë në vend në suazat e konferencës “Maqedonia 2025”.

Në këtë takim, Pavllovski e prezantoi punën e Rambëll, kompanisë e cila renditet në indeksin Nazdak të Bursës më Nju-Jork, me viedoplatformën e vet të etabluar dhe është në ngritje në veprimtarinë e zhvillimit të infrastrukturës digjitale dhe shërbimeve klaud. Si sipërmarrësi udhëheqës me prejardhje maqedonase, zoti Pavllovski shprehu mendime mbi gjendjen në sektorin digjital, mbi trendet dhe perspektivat të cilat mund të shfrytëzohen.

Presidentja Siljanovska Davkova e informoi Pavllovskin për iniciativën e vet për zhvillim të bashkëpunimit me diasporën maqedonase, me qëllim që të shfrytëzohen në maksimum të gjitha mundësitë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...