Siljanovska-Davkova u takua me kryeministrin spanjoll Sançez, Diskutuan për integrimin europian të Maqedonisë dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

1 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 4-t Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit në Sevilje, realizoi takim me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez.

Duke iu referuar integrimit tonë europian, presidentja Siljanovska-Davkova theksoi kompromiset e vështira të Maqedonisë që duhet të vlerësohen si duhet nga Bashkimi Europian dhe potencoi se anëtarsimi në BE do të jetë i dobishëm si për vetë Unionin, ashtu edhe për vendet kandidate që do ta stabilizonin më tej atë.

Preseidentja vlerësoi se Spanja është partner i rëndësishëm i vendit tonë në kuadër të NATO-s, OKB-së dhe OSBE-së dhe i shprehu mirënjohje Qeverisë së kryeministrit Sançez dhe Spanjës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme të aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Duke riafirmuar angazhimin e shtetit tonë në rrugën e integrimit europian, presidentja Siljanovska-Davkova përsëriti qëndrimin se çështjet bilaterale nuk duhet të paraqesin pengesë në procesin e anëtarësimit. Duke marrë parasysh proceset e trazuara gjeopolitike në botë, presidentja Siljanovska-Davkova theksoi nevojën e ruajtjes së besueshmërisë së politikës së zgjerimit dhe potencoi se ky rajon, i cili historikisht, gjeografikisht dhe kulturorisht i përket BE-së, duhet të integrohet në familjen europiane sa më shpejt të jetë e mundur.

Presidentja Siljanovska-Davkova me kënaqësi e mori informacionin nga kryeministri Sançez se Spanja është e interesuar në rritjen e bashkëpunimit ekonomik në fushat e turizmit, infrastrukturës, bujqësisë, energjetikës, energjisë diellore dhe menaxhimit të burimeve ujore.

Të dy bashkëbiseduesit biseduan për shënimin e duhur të pjesëmarrjes së luftëtarëve maqedonas në Luftën Civile Spanjolle.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit