Presidenti Pendarovski e mirëpriti Kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop

21 Dhjetor 2021 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop, i cili është për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, ku është vlerësuar se ato po zhvillohen në shpirtin e miqësisë dhe partneritetit tradicional, nëpërmjet bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët dhe nëpërmjet realizimit të takimeve në nivelin më të lartë. Në këtë takim është shprehur pritja për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërparlamentar.

Në takim u bisedua edhe mbi gjendjen aktuale në të dy shtetet, si dhe mbi gjendjen në rajon, ku u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Turqia, si aleate në NATO, kanë të njëjtat pikëpamje në aspektin e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...