Dërgim mbështetjeje për Slloveninë në ballafaqimin me pasojat nga përmbytjet katastrofale

7 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski si komandanti suprem i forcave të armatosura të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut i dha urdhër shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës që të ndërmerren masa për përgatitje të kontingjentit të ushtarëve dhe mjeteve materiale-teknike të së shpejti do të dërgohen në Republikën e Sllovenisë në ndihmë për ballafaqim me pasojat e përmbytjeve katastrofale të cilat e goditën të gjithë vendin.

Presidenti Pendarovski në biseda paraprake me Presidenten sllovene Natasha Pirc-Musar shprehu keqardhjen dhe ngushëllimet për Slloveninë dhe të gjithë banorët e saj për humbjet dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet të cilat ishin të një mase enorme dhe shprehu përgatitjen për ndihmë.

Sllovenia është mik i madh i Maqedonisë së Veriut, shtëpi e shumë bashkëqytetarëve tanë, aleati ynë në NATO, shtet me të cilin bashkëpunojmë në shumë procese dhe iniciativa, kurse synojmë të kemi edhe të ardhme të përbashkët në suazat e BE-së. Shoqëria maqedonase e mban mend ndihmën të cilën Sllovenia ia ka dhënë në të kaluarën gjatë ballafaqimit me fatkeqësitë natyrore dhe ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë në përputhje me nevojat e palës sllovene në suazat e mundësive tona.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....