Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot përfaqësuese të organizatës “Maqedonia 2025”, të udhëhequra nga drejtoresha ekzekutive e organizatës, Nikica Mojsoska Bllazevski.
Ato e informuan presidenten për rezultatin e konkursit të këtij viti për ndarjen e Njohjes për Kontribut të Veçantë Personave të Shquar nga diaspora.
Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti cilësinë e lartë të aplikuesve dhe përzgjidhjen parimore të fituesve të çmimeve, duke njohur kontributin e tyre të vërtetë për vendin.
Ajo pranoi ftesën, edhe këtë vit, në cilësinë e saj si patrone, për t’ua dorëzuar çmimet fituesve, në kuadër të hapjes ceremoniale të Samitit tradicional “Maqedonia 2025”.
Për shkak të interesit në rritje të diasporës për t’u kthyer në vend, por edhe për të inkurajuar të rinjtë dhe për të vlerësuar kontributin e tyre, bashkëbisedueset kanë ranë dakord se do të ishte mirë të futeshin dy kategori të reja të çmimeve në të ardhmen: për të rinjtë dhe për të kthyerit në vend.
Në këtë takim, Mojsoska Bllazevski vuri në dukje edhe problemet institucionale me të cilat përballet diaspora në procesin e marrjes së shtetësisë maqedonase.
Në themelimin e Këshillit të Diasporës, të dy palët njohin potencialin për përfshirje aktive dhe ndikim të diasporës në vendin amë.
Sipas Presidentes Siljanovska Davkova, në të duhet të përfshihen individë që personifikojnë unitetin maqedonas dhe gëzojnë besim te diaspora maqedonase, e cila i njeh dhe i vlerëson ata.
Sipas bashkëbiseduesve, një qasje e koordinuar ndërinstitucionale do të lehtësojë kthimin e personelit të kualifikuar në atdhe.






