Simulimi i mbledhjessë Këshillit të Sigurimit në organizim nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik

6 Maj 2021 | Kumtesat

Studentët e Katedrës për marrëdhënie ndërkombëtare të Fakultetit Filozofik në USHKEM, sot bënë simulim të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, në organizim nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik, me mbështetje nga Fondacioni partner “FridrihEbert”.

Në këtë simulim morën pjesë nëntë studentë dhe secili prej tyre ishte në rolin e një anëtari të Këshillit të Sigurimit.

Tema e diskutimit ishte “Mbështetja e mjedisit jetësor dhe ndotja e ajrit”, kurse dy nga studentët i përfaqësuan Ministrin e mjedisit jetësor dhe të planifikimit jetësor dhe ish drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor.

Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë në këtë simulim dhe e udhëhiqte si mbledhje të rregullt të Këshillit të Sigurimit.

“Qëllimi i simulimit është të afrohet puna e institucioneve me kuadrot e reja dhe kështu të njihen praktikisht me procedurat e funksionimit të organeve dhe të trupave shtetërorë”, rekomandoi Presidenti Pendarovski.

Para studentëve, Presidenti e argumentoi rolin e Këshillit të Sigurimit, përbërjen dhe punën e tij, duke shtuar se temat më të shpeshta në Këshill deri më tani kanë qenë gjendja politike dhe e sigurisë në shtet.

“Meqenëse institucionet punojnë në interes të qytetarëve, për herë të parë në Këshillin e Sigurimit biseduam edhe mbi mjedisin jetësor, ku morën pjesë edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar. Kriza Shëndetësore, pandemia, vaksinat, lajmet e rreme, kanë qenë, gjithashtu, tema të Këshillit të Sigurimit në periudhën e kaluar”, tha Presidenti Pendarovski.

Në drejtim të zbatimit autentik të këtij evenimenti, studentëve u janë dhënë materiale dhe informacione dhe janë njohur me dispozitat e Ligjit për informacionet e klasifikuara dhe me certifikatat e sigurisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....