Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në diskutimin në panel “Fokusi në Ballkan” në Konferencën e sigurisë në Munih”

17 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Konferencën e 60-të të sigurisë në Munih sot foli në diskutimin në panel “Fokusi në Ballkan”, ku mori edhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe senatorja amerikane Xhejn Shahin, anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Senatin e SHBA-së.

Në këtë eveniment u diskutua mbi perspektivat e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe mundësitë për zhbllokim të këtij procesi.

Në lidhje me perspektivat për ndryshim të Kushtetutës, si pengesë për vazhdimin e mëtejshëm të integrimit të Maqedonisë së Veriut, Presidenti Pendarovski tha se deri në mbajtjen e zgjedhjeve kjo nuk mund të ndodhë, sepse vendi tashmë është në të a.q. fazë teknike me formimin e qeverisë teknike, detyra e vetme e të cilës është të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Presidenti Pendarovski foli mbi uljen e interesit për BE-në në rajon, duke iu referuar shembullit maqedonas, se edhe pas kompromiseve të vështira shteti nuk ka përparim në integrimin në BE.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk është çështje dite vite me radhë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut duke thënë se zhbllokimi i rrugës drejt BE-së sjell polarizim edhe midis vetë qytetarëve maqedonas në lidhje me BE-në, e jo vetëm në bazë etnike.

Folësit në këtë panel referuan mbi nevojën për sigurim të perspektivës së qartë evropiane për shtetet kandidate për anëtarësim në BE, që do të ndikojë pozitivisht mbi stabilitetin dhe prosperitetin e përgjithshëm të rajonit.

Në këtë eveniment u theksua edhe rëndësia e mbështetjes që SHBA-ja e jep për procesin e integrimit evropian të vendeve nga rajoni dhe për vazhdimin e agjendës së reformave në atë kontekst.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....