Takimi i Presidentit Pendarovski me Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe mandatar për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi.

12 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski, në suazat e  vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, sot në Cetinje u takua me Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe mandatar për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, duke theksuar mundësinë e përforcimit të bashkëpunimit ekonomik.

Gjithashtu, u biseduan edhe çështje që lidhen me perspektivën evropiane të dy vendeve, si dhe situatën aktuale në rajonin më të gjerë, në suazat e invazionit rus mbi Ukrainën.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut po e ndjek me vëmendje të veçantë situatën politike në Malin e Zi dhe dëshiron formim sa më të shpejtë të qeverisë së re.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit