Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin e Ukrainës, Zelenski

28 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Samitin “Ukraina – Evropa Juglindore” sot në Tiranë u takua me Presidenti e Ukrainës, Vollodimir Zelenski.

Të dy presidentët biseduan mbi zhvillimin e fundit të ngjarjeve në Ukrainë dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të mbështetjes së popullit ukrainas dhe kthimin e integritetit territorial të Ukrainës në suazat e kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se Maqedonia e Veriut nga fillimi e ka dënuar fuqishëm agresionin e Federatës Ruse mbi Ukrainën që përbën shkelje të Kartës së OKB-së dhe parimeve të OSBE-së.

Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski theksoi se vendi ynë iu bashkëngjit Platformës së Krimesë, e miratoi Deklaratën e Dënimit të Sulmeve Ushtarake kundër Integritetit Territorial dhe Sovranitetit të Ukrainës, iu bashkëngjit Deklaratës së Përbashkët të G-7 për Mbështetje të Ukrainës, Koalicionit Ndërkombëtar për Kthim të Fëmijëve Ukrainas dhe e mbështeti formimin e Gjykatës Speciale, i cili do të hetojë dhe ndjekë të gjitha krimet e agresionit të kryera nga Federata Ruse.

Njëkohësisht, Presidenti e përshëndeti vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim të Ukrainës në BE dhe theksoi se Maqedonia e Veriut, si vend anëtar i NATO-s, mbetet e përkushtuar ndaj politikës së dyerve të hapura dhe e mbështet aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në Aleancë.

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në këtë takim shprehu falënderim për pozitën e fuqishme dhe mbështetjen e përgjithshme të cilën Ukraina e merr nga vendi ynë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....