Presidenti Pendarovski në Nju-Jork u takua me Mbretin e Jordanisë, Abdullai i Dytë

19 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Nju-Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, u takua me Mbretin e Jordanisë, Abdullai i Dytë.

Në takim u konstatua se marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve janë përcaktuar me respektimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, si dhe me bashkëpunimin e mirë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare me theks të veçantë në OKB.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për akreditimin e pesë universiteteve tona në Jordani që u mundësoi studentëve maqedonas ta vazhdojnë arsimin në Jordani dhe theksoi se arsimi i lartë është komponenti kryesor për zhvillimin e ardhshëm dhe përparimin e të dy shoqërive.

Bashkëfolësit biseduan edhe mbi qëllimet e përbashkëta për stabilitet, siguri dhe prosperitet në rajonin e Ballkanit dhe të Lindjes së Afërme, ku Maqedonia e Veriut dhe Jordania kanë shumëllojshmëri etnike prosperitare dhe kanë të njëjtën politikë të tolerancës, bashkëjetesës dhe respektimit, duke ndërtuar shoqëri në të cilat kultivohen shumëllojshmëria etnike dhe fetare.

Presidenti Pendarovski dhe Mbreti Abdullai i Dytë shkëmbyen mendime dhe informacione mbi aktualitetet në Ballkan dhe në Lindjen e Afërme, si dhe për përkushtimin dhe kontributin e të shteteve në arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në të dy rajonet, ku Presidenti Pendarovski theksoi se pozitat maqedonase janë të harmonizuara në suazat e BE-së dhe në koordinim me vendet partnere në Aleancën e NATO-s.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....