Takimi i Presidentit Stevo Pendarovski me Zhak Atali

24 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në margjinat e Forumit ekonomik botëror në Davos u takua me Zhak Atalin, drejtorin e parë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), autorin francez, profesor, ish-funksionar i lartë dhe presidentin e Organizatës “Planet pozitiv”, qëllimi i të cilës është lufta kundër varfërisë dhe të gjitha formave të përjashtimit nëpërmjet mbështetjes së bashkësive më vulnerabile.

Presidenti Pendarovski në takimin me Atalin, si intelektual botëror me ndikim, shkëmbyen mendime mbi ngjarjet politike në Francë, pas rizgjedhjes së Presidentit Makron, për marrëdhëniet maqedonase-franceze, si dhe për nevojën e solidaritetit të përforcuar evropian dhe bashkimin si përgjigje ndaj sulmeve ruse mbi vlerat demokratike dhe sigurinë e Evropës

Atali foli për pikëpamjet e veta mbi çështjet e jashtme politike të BE-së dhe njëkohësisht, Presidenti u njoh me aktivitetet ndërkombëtare dhe rolin e Organizatës “Planet pozitiv”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...