Takime të Presidentit Stevo Pendarovski në Davos

25 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Davos pati takime të shkurtra me kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kiriakos Micotakis, me Bernar Emie, drejtorin e Drejtorisë së përgjithshme franceze për siguri të jashtme (DGSE) dhe me kryetaren e Bankës evropiane qendrore, Kristin Lagard.

Presidenti Pendarovski dhe kryeministri grek Micotakis shprehën gatishmërinë për përparim të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi perspektivat e Maqedonisë së Veriut në raport me proceset eurointegruese dhe sfidat aktuale me të cilat po ballafaqohet rajoni në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë.

Në takimin me Bernar Emie janë shkëmbyer mendime mbi agresionin ushtarak rus në Ukrainë, gjendjet aktuale në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe mbi perspektivat për anëtarësim të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh sfidat aktuale të sigurisë dhe rreziqet potenciale, Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit midis agjencive të sigurisë të vendeve anëtare të NATO-s.

Në bisedën me Kristin Lagard, u shkëmbyen mendime mbi rrjedhat ekonomike globale dhe masat të cilat po ndërmerren me qëllim të lehtësimit të pasojave financiare nga lufta në Ukrainë. Në këtë drejtim u bisedua mbi efektet e politikës monetare të BQE-së mbi ekonominë maqedonase dhe ekonomitë në rajonin tonë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....