Takimi me pjesëmarrësit në Kongresin e 13-të të odave të stomatologëve nga rajoni

26 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti delegacionin e Odës së stomatologëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe odat partnere, me rastin e Kongresit të 13-të të teknologjive të reja.

Delegacioni i udhëhequr nga kryetari i Odës, dr. Marijan Denkovski e njohu Presidentin Pendarovski me aktivitetet  e veta për mbështetjen e qasjeve inovative në stomatologji te ne, me hulumtimet shkencore dhe vendosjen e teknologjive të reja me qëllim që të mundësohet arsim dhe trajnim më i mirë i kuadrove të reja.

Në atë drejtim Presidenti Pendarovski e përshëndeti edhe bashkëpunimin që Oda e stomatologëve e zhvillon me shoqatat profesionale dhe stomatologët e rajonit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit