Takimi me Lordin Stjuart Piç, përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

14 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti Lordin Stjuart Piç, përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, i cili është në shtetin tonë me rastin e pjesëmarrjes në Forumin për dialog Prespa 2023.

Në këtë takim u bisedua mbi zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale midis dy shteteve në 30 vitet e kaluara dhe mbi mundësitë për përparim të bashkëpunimit mbi temat e interesit të përbashkët. Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë që shteti ynë ia kushton mbështetjes së deritanishme britanike në shumë fusha dhe forma, si dhe shprehu pritjen se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjet aktuale në rajonin më të gjerë, sidomos në kontekst të agresionit rus mbi Ukrainën, si dhe për përgjigjen e të dy shteteve në suazat e Aleancës së NATO-s në lidhje me këtë çështje.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....