Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së Shenjtorit Sava

27 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e festës Shën. Sava u dërgoi urime përfaqësuesve të bashkësisë serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar përfaqësues të bashkësisë serbe,

Më lejoni në emër të të gjithë qytetarëve maqedonas t’ju uroj 27 Janarin – Ditën Nacionale të Serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe t’ju dëshiroj paqe dhe gëzime.

Kjo festë e rëndësishme i kushtohet spiritualistit, iluministit dhe ndërtuesit të madh mesjetar serb Shën. Sava i cili është inspirim për brezat e serbëve që ta kultivojnë identitetin, gjuhën, alfabetin dhe kulturën e vet dhe të krijojnë vlera të qëndrueshme.

Bashkësia serbe e njohur me Kushtetutë dhe e vlerësuar në shoqëri, kontribuon në ndërtimin dhe në zhvillimin e atdheut tonë të përbashkët, si edhe në kultivimin e bashkëjetesës në shoqërinë shumetnike dhe shumëgjuhësore maqedonase. Për këtë dëshmon edhe angazhimi një numri të madh përfaqësuesish të shquar të bashkësisë serbe, të cilët e pasurojnë jetën tonë shoqërore, kulturore dhe politike.

Së bashku bashkësinë maqedonase në Republikën fqinje Serbe, bashkësia serbe në Maqedoninë e Veriut është urë e fuqishme miqësore midis dy shteteve marrëdhëniet midis të cilave karakterizohen me respektimin dhe ndihmën e ndërsjellë, edhe në kohë paqeje edhe në kohë turbulente.

Gëzuar për shumë vjet 27 Janarin – Ditën e Shenjtorit Sava.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....