Takim lamtumire i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin belg Frederik Meris

28 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Mbretërisë Belge, me seli në Sofje, Frederik Meris.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet dy shteteve, ku u vlerësua se karakterizohen nga miqësia dhe gatishmëria reciproke për përparimin e tyre në të gjitha sferat me interes të përbashkët. Në drejtim të dinamizimit të mëtejmë të komunikimit dhe marrëdhënieve të ndërsjella, Presidentja Siljanovska Davkova e rikonfirmoi interesimin nga pala maqedonase për përfaqësim rezident dhe hapjen e ambasadës belge në Shkup.

Në takim u diskutua mbi perspektivat e shtetit për përparimin e proceseve eurointegruese, agjendën e reformave pas formimit të qeverisë së re, si dhe rezultatin e presidencës belge me Këshillin e Bashkimit Evropian, e cila përfundon në fund të muajit. Në këtë kontekst, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e përgjithshme të Belgjikës për aspiratat maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe njohjen e zgjerimit si interes strategjik të Bashkimit.

Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi ambasadorin Meris për angazhimin dhe kontributin e tij të përgjithshëm diplomatik në zhvillimin e marrëdhënieve maqedonase-belge dhe i uroi suksese të mëtejshme në planin personal dhe profesional.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...