Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me organizatorët e aksionit ekologjik “GENERALKA WEEKEND”

18 Shkurt 2025 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Gordana Sofia dhe Hanes Jekl, drejtorë ekzekutivë të kompanisë “Man and Mountain” dhe organizatorë të aksionit ekologjik “GENERALKA WEEKEND”.

Në këtë takim u diskutua mbi qëllimet dhe aktivitetet e këtij manifestimi, si dhe për përgatitjet për edicionin e sivjetshëm të tij. Bashkëbiseduesit informuan se kjo është një ngjarje kombëtare që mbahet në të gjitha komunat e vendit në fundjavën e dytë të muajit maj. Ai përfshin vullnetarë, pjesëmarrës nga sektori qytetar dhe afarist, institucionet arsimore, ndërmarrjet komunale dhe të tjera publike, klubet sportive dhe të pensionistëve, komunitetet lokale dhe urbane, parqet kombëtare, të cilët pastrojnë mjedisin e tyre dhe i selektojnë  mbeturinat e grumbulluara.

Presidentja e vlerësoi punën e organizatorëve të aksionit, duke theksuar se angazhimi i tyre kontribuon ndjeshëm në ndërgjegjësimin e publikut për nevojën e përzgjedhjes dhe riciklimit të mbetjeve. Sipas saj, iniciativa të tilla jo vetëm që ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit, por edhe i frymëzojnë qytetarët që të jenë mbartës të ndryshimeve pozitive në bashkësinë e tyre duke krijuar një kulturë të përgjegjësisë mjedisore.

Duke theksuar se partneriteti me disa kompani me përgjegjësi shoqërore i jep vlerë shtesë aksionit, Presidentja e theksoi rëndësinë e kontributit nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave dhe NP Pyjet maqedonase, të cilat marrin pjesë në të duke mbjellë pemë në disa lokacione në vend.

Presidentja shprehu gatishmërinë e saj për t’iu bashkuar aktiviteteve të kësaj iniciative dhe veprimeve e ngjarjeve të tjera që kanë të bëjnë me rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor, duke theksuar se nevojitet një aktivitet i përbashkët masiv në mbrojtjen e natyrës.

Vitin e kaluar, rreth 20 mijë vullnetarë morën pjesë në këtë aksion mjedisor në më shumë se 400 lokacione në të gjitha komunat e shtetit dhe grumbulluan më shumë se 300 mijë kilogramë mbeturina.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit