Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me përfaqësues të Klubit alpinistik “Ljuboten”

15 Prill 2025 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua me përfaqësuesit e Klubit alpinistik “Ljuboten” me rastin e njëqindvjetorit të klubit më të vjetër alpinistik maqedonas.

Duke ua uruar përvjetorin e tyre madhështor, ajo theksoi se jo vetëm ajo, por edhe publiku i gjerë i vlerëson lart aktivitetet e tyre të mëparshme në alpinizëm, në të cilin njohin jo vetëm sportin, por edhe një filozofi të veçantë jetese, të pandashme nga bashkëjetesa me natyrën, e frymëzuar nga ndërgjegjja ekologjike dhe vendosmëria që të kultivohet, mbrohet dhe t’u lihet në trashëgimi edhe brezave të ardhshëm.

Presidentja e theksoi bukurinë unike dhe të paharrueshme të Malit të Sharrit, duke veçuar “Leshnicën” si margaritarin e saj malor dhe duke kujtuar kohët e mrekullueshme të dashurisë dhe respektit të manifestuar dhe të dëshmuar për malin dhe natyrën.

Përfaqësuesit e klubit, si dashamirës të Sharrit, folën me përkushtim të veçantë për projektet e realizuara, por edhe për aktivitetet e ardhshme të këtij viti, si: ngjitja tradicionale në majën e quajtur Turku i Madh (Titov Vrv), ngjitja në mbrëmje verore në Ljuboten, kampingu i të rinjve në Vratnicë dhe realizimi i garës malore.

Të ftuarit e njohën Presidenten për Akademinë solemne, si ngjarje qendrore në kuadër të festës, në të cilën do të marrin pjesë shoqëri të shumta nga vendi dhe rajoni.

Presidentja shprehu interes të veçantë për disa nga projektet e Klubit, si: Muzeu i Alpinizmit dhe Skijimit, Qendra e parë Informative për Malin e Sharrit dhe rinovimi i Shtëpisë së alpinistëve “Ljuboten”.

Sipas saj, kujdesi dhe mbrojtja e vazhdueshme e natyrës nuk është  vetëm një detyrim individual dhe kolektiv, lokal, por obligim kombëtar ndaj brezave të ardhshëm që kanë të drejtën për një mjedis të shëndetshëm dhe të bukur, si një e drejtë e patjetërsueshme e njeriut.

Historia shekullore e Malit të Sharrit, beson Presidentja, duhet të vazhdojë si një dashuri pa rezerva për natyrën, majat, gjelbërimin, borën, ujërat, livadhet, lulet, heshtjen dhe paqen!

“Ljuboten” është shkrimtari i saj i njohur dhe i respektuar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...