Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Presidentin kroat Zoran Millanoviq

8 Tetor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq në Tivat, Mali i Zi ku po marrin pjesë në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo Brioni.

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohje për mbështetjen e vendosur dhe të vazhdueshme nga Kroacia në procesin e integrimeve evropiane, që është rruga më e mirë për zhvillimin e rajonit tonë dhe për stabilitetin e Evropës.

Në këtë drejtim, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se procesi i integrimeve evropiane duhet të çlirohet nga prangat e çështjeve bilaterale dhe të debilaterizohet plotësisht, duke theksuar rrezikun e rritjes së euroskepticizmit për shkak të ngërçit aktual në të cilin ndodhet procesi.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të konfirmojë përkushtimin e vet të qartë për rajonin, siç u bë në Samitin e Selanikut në vitin 2003, kurse procesi i integrimit të bazohet në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës si kushtet e vetme për anëtarësimin në BE.

Në kontekst të bashkëpunimit rajonal, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se përforcimi i tij do të sigurojë që rajoni ynë të mbetet rezistent ndaj presioneve të jashtme.

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se si aleatë të NATO-s, jemi të përkushtuar fuqishëm në promovimin dhe ndarjen e vlerave dhe të përgjegjësive të përbashkëta brenda Aleancës, duke kontribuar në operacionet ndërkombëtare të paqes, duke shkëmbyer qëndrime të përbashkëta në lidhje me situatën në nivel rajonal dhe multilateral për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në këto bisedime u konstatua se dy shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të cilat karakterizohen nga dialogu intensiv politik, bashkëpunimi konstruktiv në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe miqësia shumëvjeçare.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....