Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me udhëheqësin e Qendrës për hulumtime të përparuara dhe të postdoktoratës në UKEM, prof. Dr. Ognen Marina

10 Shkurt 2025 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me prof. dr. Ognen Marina, udhëheqës i Qendrës për hulumtime të përparuara dhe të postdoktoratës në UKEM.

Ky takim u realizua me rastin e aktiviteteve të Qendrës që funksionon nga viti 2023 dhe qëllimi themelor i të cilës është të nxitë hulumtimet e përparuara në fushën e urbanizmit të qëndrueshëm nëpërmjet promovimit të qasjes së integruar dhe multidisiplinare.

Në këtë takim, prof. dr. Marina e argumentoi rëndësinë e madhe të qendrave të tilla për arsim dhe shkencë cilësore, duke i prezantuar përvojat e suksesshme të vendeve të Bashkimit Evropian si edhe nga vendet e rajonit.   “Janë të pakontestueshme fitimet praj qendrave të tilla dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë praktikat e mira” theksoi prof. dr. Ognen Marina.

Duke i argumentuar planet e kësaj Qendre, prof. dr. Ognen Marina foli edhe për seminarin shkencor me temë “Politikat” për zhvillimin urban, që duhet të mbahet këtë vit.

Presidentja e falënderoi për informacionet e dhëna, e përgëzoi për punën e deritanishme të kësaj Qendre, e theksoi rëndësinë e hulumtimeve të postdoktoratës dhe mori angazhim për ndërtim të mëtejshëm të kapaciteteve për mbështetjen e hulumtuesve dhe inovacioneve.

Bashkëfolësit u dakorduan se studimet e posdoktoratës duhet të normativizohen me Ligjin për arsimin e lartë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pjesëmarrja e Presidentes Siljanovska Davkova në “Mëngjesi global i grave” i organizuar nga Lidhja e kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë, me rastin e 11 shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë

Pjesëmarrja e Presidentes Siljanovska Davkova në “Mëngjesi global i grave” i organizuar nga Lidhja e kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë, me rastin e 11 shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori pjesë në manifestimin “Mëngjesi global i grave 2025”, i cili u mbajt në Institutin e kimisë në Fakultetin Shkencor-Matematikor në Shkup me temën “Lidhja për një të ardhme të qëndrueshme”. [gallery...