Takimi i Presidentit Pedarovski me ambasadoren suedeze Kristin Forsgren Bengton

8 Mars 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Kristin Forsgren Bengtson, ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u konfirmuan marrëdhëniet e përkryera bilaterale midis dy shteteve të cilat ndërtojnë vazhdimisht marrëdhënie miqësore dhe partnere si dhe u theksua interesi për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme nga Suedia, e cila është mbështetëse e fuqishme e politikës për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe shprehu pritjen se Maqedonia e Veriut dhe Suedia edhe në të ardhmen do t’i përforcojnë marrëdhëniet dhe lidhjet e ndërmjetme nëpërmjet përparimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së eurointegrimeve maqedonase.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....