Takimi i Presidentit Pendarovski me Filip Riker: Përforcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik është në interes të të dy vendeve

2 Korrik 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Vilën Biljana në Ohër e mirëpriti Filip Rikerin, ushtruesin e detyrës ndihmëssekretar shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike.

Në këtë takim u fol mbi realizimin e prioriteteve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbi përparimin e marrëdhënieve me SHBA-në, mbi integrimin në BE, si dhe mbi gjendjen aktuale në rajon.

Bashkëfolësit i vërtetuan marrëdhënie partnere midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, bashkëpunimin dhe aleancën e përkryer në suazat e Aleancës së NATO-s, si dhe mbi përgatitjen për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat e tjera.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut dhe mandej mbetet e përkushtuar në proceset reformuese, ndërtimin e marrëdhënieve të mira dhe pjesëmarrjen aktive në të gjitha iniciativat në drejtim të përparimit të bashkëpunimit rajonal.

“SHBA-ja është aleati ynë shumëvjeçar dhe mbështetësi parimor i reformave në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, në sundimin e të drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit, të administratës publike. Mbetemi të përkushtuar për përforcim të partneritetit strategji dhe nxitjen e marrëdhënieve edhe më të thella miqësore midis dy vendeve”, theksoi në këtë takim Presidenti Pendarovski.

Presidenti tha se anëtarësimi në BE mbetet qëllimi ynë strategjik dhe se Bashkimi duhet të gjejë mënyrë, që ta vlerësojë arritjen e deritanishme dhe të mundësojë zhbllokimin e procesit eurointegrues. “Çdo shtyrje e mëtejshme e fillimit të negociatave e zmadhon euroskepticizmin te qytetarët, si dhe reflektohet negativisht mbi gjendjen politike në vend”, shtoi Presidenti Pendarovski në takimin me Riker.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....