Takimi i Presidentit Pendarovski me Ivana Zhivkoviq, drejtoreshën rajonale të UNDP-së

13 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti Ivana Zhivkoviq, ndihmëssekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe drejtoreshën rajonale për Evropën dhe për Komonuelthin e Shteteve të Pavarura të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Në këtë takim u përshëndet bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe konstruktiv i shtetit me UNDP-në dhe u bisedua mbi mbështetjen dhe rolin e Kombeve të Bashkuara në plotësimin e qëllimeve strategjike të shtetit.

Në këtë drejtim janë përgëzuar aktivitetet e UNDP-së në lidhje me ndryshimet klimatike dhe agjendën e gjelbër si dhe angazhimin e tyre në fushat lidhur me zhvillimin social dhe barazinë gjinore, menaxhimin demokratik dhe përmirësimin e pushtetit lokal. Njëkohësisht është folur edhe mbi bashkëpunim e suksesshëm edhe në përpilimin e Kornizës për zhvillim MKD 2030.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit