Takimi i Presidentit Pendarovski me këshilltarët ekonomikë në Varshavë, Ankara, Abu Dabi dhe Munih

27 Korrik 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me këshilltarët ekonomikë në ambasadat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Varshavë, Ankara dhe Abu Dabi dhe në konsullatën në Munih, Ilija Psalltirov, Suzana Tuneva, Bekri Ajdini dhe Abdilxhemil Saiti.

Këshilltarët ekonomikë të sapoemëruar e informuan Presidentin Pendarovski mbi planet e veta për prezantimin e potencialeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut si destinacion për investim, për promovim të potencialeve eksportuese, si dhe për promovimin e shtetit si destinacion turistik.

Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se me angazhimin e tyre të ri, katër këshilltarët ekonomikë do të kontribuojnë në drejtim të përforcimit të diplomacisë ekonomike, që do të kontribuojë në sigurimin e vendeve të reja të punës dhe mbi zhvillimin ekonomik.

Presidenti Pendarovski u uroi sukses katër këshilltarëve ekonomikë në angazhimin në vijim dhe shprehu pritje për rezultate konkrete në shfrytëzimin e potencialeve ekonomike midis shtetit tonë dhe shteteve të cilat i mbulojnë këta këshilltarë ekonomikë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...