Takimi i Presidentit Pendarovski me Kryeministrin kosovar Avdullah Hoti

23 Tetor 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e takoi Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime dhe informacione mbi ngjarjet aktuale në të dy vendet, për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe mbi masat e përgjithshme që janë ndërmarrë në ballafaqimin me krizën e kovid-19.

Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se marrëdhëniet e përkryera bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen në shpirtin e fqinjësisë së mirë, dhe do të vërtetohen nëpërmjet iniciativave konkrete, të cilat njëkohësisht do të kontribuojnë për rajon stabil dhe me prosperitet dhe bashkëpunim rajonal të përshpejtuar.

Në këtë drejtim, bashkëfolësit shkëmbyen mendime edhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe rajonal ekonomik, si dhe mbi komunikimin më të intensifikuar midis sektorëve të biznesit midis dy shteteve.

“Pandemia globale nuk duhet të jetë pengesë për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, dhe për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mbështetjen e planit për eurointegrimet dhe zbatimin e proceseve reformuese”, tha Presidenti Pendarovski në takimin me kryeministrin e Kosovës.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti Marrëveshjen për normalizim ekonomik të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington, si hap në gjetjen e kompromisit përfundimtar, duke thënë se ai do të kontribuojë mbi stabilitetin e përgjithshëm në rajon.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....