Takimi i Presidentit Pendarovski me kryetarin e Bashkësisë hebraike, Pepo Levi

4 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti kryetarin e Bashkësisë hebraike, Pepo Levi.

Presidenti Pendarovski në këtë takim u informua mbi aktivitetet e  Bashkësisë hebraike në Maqedoninë e Veriut, mbi të gjitha angazhimet dhe planet e ardhme të tyre, si dhe mbi bashkëpunimin me institucionet shtetërore.

Presidenti Pendarovski e shprehu mbështetjen e vet mbi aktivitetet e Bashkësisë hebraike dhe e theksoi angazhimin e tij për përparimin e bashkëpunimit me ta, në kontekst të ruajtjes dhe afirmimit të kulturës, traditës dhe zakoneve të hebrenjve maqedonas.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjet aktuale në shtet, ku e përshëndetën miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shoqatat dhe fondacionet dhe Ligjin për partitë politike, në përputhje me të cilat ndalohet që titulli dhe stemave të partive politike, shoqatave dje fondacioneve të përmbajnë simbole, fjalë, shkurtesa të cilat shkaktojnë urrejtje racore ose fetare ose  zemërim, mostolerancë etnike, mostolerancë, urrejtje, gjenocid, ekstremizëm, shpërhapje ose mbështetje të fashizmit, nazizmit, nacional-socializmit dhe rajhut të tretë, ose u drejtohet personaliteteve dhe ngjarjeve nga e kaluara lidhur me fashizmin, nazizmin, nacional-socializmin dhe rajhun e tretë.

Në këtë takim u fol edhe për kontributin e Bashkësisë hebraike në zhvillim dhe përparimin e përgjithshëm të shoqërisë maqedonase.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit