Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin kroat Zoran Millanoviq

22 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq i cili është për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me rastin e pjesëmarrjes në takimin joformal të liderëve në aleatëve të NATO-s nga rajoni, që po mbahet në Shkup.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme midis dy shteteve, bashkëpunimi në planin rajonal dhe multirajonal, mbi perspektivat evropiane të vendit tonë dhe gjendjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në atë drejtim janë shkëmbyer informacione mbi çështjet e sigurisë në kontekstin më të gjerë, si dhe për agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës dhe aktivitetet në rajon.

Të dy bashkëfolësit e konfirmuan përkushtimin për thellimin e miqësisë tradicionale dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe shprehën përgatitjen për vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv në suazat e NATO-s. Presidenti Pendarovski e falënderoi për ndihmën parimore të Kroacisë për eurointegrimet maqedonase.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....