Takimi i Presidentit Pendarovski me Sharl Mishel, Kryetarin e Këshillit Evropian

23 Gusht 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës së punës në Ukrainë me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë së vendit, sot në Kiev u takua me Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Në këtë takim, bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi zhvillimin më të ri të ngjarjeve në kontekstin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe mbi përparimin maqedonas në fushat kryesore reformuese dhe mbi mundësitë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare sa më parë është prioriteti kryesor i Maqedonisë së Veriut, ku theksoi se është e domosdoshme që Bashkimi Evropian t’i zmadhojë përpjekjet që të përshpejtohen marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidenti e riafirmoi edhe qëndrimin se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për valorizimin e përparimit të asnjë shteti në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se në atë kontekst duhet të kërkohet zgjidhja për shtetin tonë.

Përveç kësaj të dy bashkëfolësit iu referuan edhe gjendjeve në Bashkimin Evropian edhe te ne, kurse shkëmbyen mendime dhe informacione edhe për ngjarjet në Afganistan.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....