#TregojmëSëBashku: Iniciativë e znj. Elizabeta Gjorgievska dhe Familjes 5 Plus

23 Prill 2020 | Kumtesat

Tregimet për Maria Kirin, Ana Pavllovën, Malala Jusafzain, si dhe për heronjtë dhe heroinat e tjera të njohura dhe të panjohura si dhe për personalitetet inspiruese do të jenë pjesë e iniciativës më të re të përbashkët të bashkëshortes së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Elizabeta Gjorgievska dhe Familjes 5 Plus. Nëpërmjet projektit “Tregojmë së bashku” fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore do të dëgjojnë tregime mbi zhvillimin dhe suksesin e individëve të cilët, nëpër histori, secili në kohën e vet dhe në fushën ku ka punuar, kanë lënë një gjurmë të fuqishme.

Me shfaqjen dhe përhapjen e epidemisë së virusit kovid-19 u ndryshua edhe realiteti ku fëmijët dhe të rinjtë mësojnë dhe e kalojnë kohën e tyre të lirë. Në këtë drejtim, nëpërmjet kësaj iniciative fëmijëve do t’u ofrohen përmbajtje të reja edukative. Qëllimi i #TregojmëSëBashku është që ta tërheqë dhe mbajë vëmendjen e nxënësve dhe të fitojnë njohuri të reja. Tregimet e #TregojmëSëBashku do të emitohen në shërbimin publik dhe në të gjitha platformat digjitale të Familjes 5 Plus (FacebookYouTube и Instagram).

Përveç znj. Gjorgievska, pjesë e kësaj iniciative do të jenë edhe personalitete të tjera publike nga vendi. Ato do t’i tregojnë tregimet e veta, ose përsëri do t’i tregojnë rrëfimet për personalitetet të cilat i kanë inspiruar ato që të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre dhe të jenë këmbëngulëse deri në fund të realizimit të qëllimit të vendosur.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....