Presidentja Siljanovska Davkova e nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore

9 Qershor 2024 | Kumtesat

Më lejoni t’ju informoj se e nënshkrova dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, që është votuar dje në Kuvend me 88 vota “për”.

Bëhet fjalë për një ligj që miratohet me dy të tretat e shumicës, të cilin Presidenti, në përputhje me neni 75, paragrafi 4) është i obliguar ta nënshkruajë, përkatësisht mbi të cilin nuk ka të drejtë vetoje.

Ligji është reformues dhe me të:

  • së pari, do të anulohet paralelizmi i kompetencave të shumë ministrive, duke u siguruar kështu funksionim dhe përgjegjësi;
  • së dyti, do të shpërndahen kompetencat e shumë ministrive, kështu që do të racionalizohet dhe do ta bëhet më efektive puna e tyre (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Ministria e Politikës Sociale, Demografia dhe Rinia, Ministria e Kulturës dhe Turizmit);
  • së treti do të institucionalizohen prioritetet tona strategjike nëpërmjet formimit të ministrive përkatëse (Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministria e Transformimit Digjital) dhe
  • së katërti, do të ngrihet niveli i kujdesit shoqëror për shëndetin mental dhe fizik (Ministria e Sportit).

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për formimin e Këshillit të të rinjve, si trup i përkohshëm pune i cili do të shqyrtojë dhe analizojë çështje lidhur me të rinjtë, politikat dhe iniciativat rinore të cilat dalin nga nevojat e të rinjve me qëllim të...