Urimet e Presidentit Pendarovski me rastin e 2 Gushtit – Ilindenit

2 Gusht 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 2 Gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës u dërgoi urime qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Gëzuar festën e 2 Gushtit, Ilinden – Dita e Republikës. Sot, kur festojmë 117-vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe 76-vjetorin e Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së, i kujtojmë të gjithë heronjtë e njohur dhe të panjohur, komitët dhe partizanët të cilët i dhanë jetët e veta në luftën për çlirimin dhe pavarësinë e shtetit. Falë tyre, sot jetojmë në paqe dhe në shtetin e vet të njohur ndërkombëtarisht. Prandaj asnjëherë nuk duhet ta harrojmë kontributin tyre dhe të inspiruar nga vepra e tyre duhet të vazhdojmë të punojmë për mirëqenien dhe prosperitetin e shtetit, duke u respektuar midis nesh. Duhet të jemi të virtytshëm dhe ta pranojmë sakrificën e tyre, të vetëdijshëm se asgjë as fillon, as përfundon me ne.

Të dashur bashkëqytetarë

Këtë vit Ilindenin e festojmë me një hap kolosal drejt realizimit të qëllimeve strategjike, anëtarësimin e plotë në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në, që nënkupton garanci të sigurisë, sovranitetit dhe përparimit ekonomik, duke i realizuar kështu idealet dhe vizionet e ilindenasve dhe asnomëve. Por, gjithashtu, Ilindenin këtë vit e presim dhe në mes të pandemisë me kovid-19, si një kërcënim i madh për shëndetin, por edhe për ekzistencën dhe mënyrën e jetesës, jo vetëm te ne, por në mbarë botën. Kjo është koha kur duhet të bashkohemi me patjetër dhe së bashku të dalim fitimtarë nga kjo situatë. Në këtë luftë nuk na nevojiten armë, por përgjegjësi, solidaritet, disiplinë, durim dhe mirëkuptim. Për të gjitha viktimat në të kaluar dhe respektin dhe borxhin ndaj paraardhësve tanë, por edhe për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të shtetit tonë, t’i harrojmë dhe gjitha mosmarrëveshjet dhe jotolerancën dhe të bashkuar të dalim si fitimtarë.

Për shumë vjet gëzuar Ilindenin!
Stevo Pendarovski

 

 

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....