Urimi i Presidentes Siljanovska Davkova me rastin e 2 Gushtit, Ilinden – Dita e Republikës.

2 Gusht 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Ditës së Republikës, e dërgoi urimin në vijim:

Të nderuar qytetarë,

Jua uroj festën më të madhe maqedonase – 2 Gushtin – Ilindenin. Në këtë festë të dritës rikujtojmë luftën për republikë të lirë maqedonase të cilën e filluan ilindenasit, kurse e vazhduan pjesëmarrësit në luftën nacionalçlirimtare dhe antifashiste. Më 2 gusht të vitit 1944, saktësisht, para 80 vjetësh, delegatët e KAÇKM-së e themeluan shtetin maqedonas si republikë të lirisë nacionale dhe drejtësisë sociale, të qytetarëve të barabartë, “duke mos parë kombësinë, gjininë, racën dhe fenë”.

E drejtë dhe obligim i çdo brezi është ta vazhdojë luftën dhe ta rinovojë shpirtin e republikës maqedonase, në përputhje me rrethanat e reja dhe me mundësitë e reja.
Lufta e brezit tanë është, duke e ruajtur trashëgiminë e ilindenasve dhe asnomëve, ta bëjmë republikën tonë maqedonase vend të denjë për të jetuar, i cili do t’u japë shanse të barabarta për përparim të gjithë qytetarëve të saj, republikë e cila dhe të kujdeset për më të mirë, e kujdesshme ndaj të ndryshmëve, solidare ndaj vulnerabilëve dhe e drejtë ndaj të gjithëve. Duhet të investojmë të gjitha kapacitetet tona personale dhe institucional që ta parandalojmë shpërnguljen dhe të krijojmë të ardhme për të rinjtë, këtu, në atdheun tonë të përbashkët maqedonas. Këtë luftë do ta fitojmë me evropianizim të shtetit, me sundim të të drejtës dhe me çrrënjosje të korrupsionit, me një ekonomi garuese dhe kujdes për mjedisin jetësor, me bashkim rreth të mirës së përbashkët dhe interesit publik.

Të dashur bashkëqytetarë,

Ndërsa po festojmë Ilindenin, zjarrfikësit, ushtarët dhe vullnetarët guximtarë me fuqi mbinjerëzore po luftojnë me flakët e zjarrit që t’i shpëtojnë pyjet tona, dhe jetët dhe pronat e qytetarëve tanë. T’i ndihmojmë dhe t’i mbështesim, dhe kështu të marrim pjesë aktivisht në luftën për të mirën e qytetarëve dhe të ardhmen e republikës.

Gëzuar për shumë vjet Ilindenin!
Qoftë e përjetshme republika maqedonase!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...