Urimi i Presidentit francez Makron për Presidentin Pendarovski me rastin e Ditës së Pavarësisë

7 Shtator 2020 | Kumtesat

 

Presidenti i Republikës së Francës, Emanuel Makron me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, i dërgoi urim Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit.

 

Zoti, Presidenti,

Më lejoni në emër të Francës dhe në emrin tim personal t’Ju uroj festën nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

E shpreh edhe të gjithë solidaritetin tim si dhe solidaritetin e popullit francez për popullsinë maqedonase e cila është goditur, gjithashtu, nga pandemia e kovid-19. Ju dërgoj edhe falënderimin tim të përzemërt për riatdhesimin e shtetasve francezë dhe evropianë në fillim të krizës. Bashkimi Evropian, duke miratuar më shumë se 3 miliarda euro ndihmë për shtetet e Ballkanit Perëndimor në ballafaqimin me këtë krizë pa precedent, e dëshmoi përkushtimin e tërësishëm të vet për këtë rajon.  

 

Dëshiroj që marrëdhëniet tona bilaterale të vazhdojnë që përforcohen. Strategjia franceze për Ballkanin parashikon mbështetje të përforcuar të Francës për zhvillim social dhe ekonomik të rajonit, falë aktiviteteve të ardhshme të Agjencisë Franceze për Zhvillim në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm. 

 

Viti 2020 ishte një etapë e rëndësishme në afrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, e cila u bë anëtarja e 30-të e Aleancës Atlantike, më 27 mars 2020. E përshëndes vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, të 25 marsit për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit tuaj.   

 

Jini të bindur se e keni të gjithë mbështetjen time për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Pas vendimit të Këshillit më 25 mars, dëshiroj që të përcaktohet sa më shpejt korniza negociuese. Franca do të ndjekë a e reflekton ajo metodologjinë e re për zgjerim dhe do të vazhdojë t’i mbështesë reformat e domosdoshme për arritjen e përparimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, sidomos në fushën e sundimit të të drejtës e cila është në thelbin e vlerave evropiane.   

 

Duke ju drejtuar edhe njëherë urimet e mia të përzemërta, Ju lutem zoti President, t’i pranoni shprehjet e respektit tim të lartë.

 

Emanuel Makron

 

           

 

 

 

 

           

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....