Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore

11 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, u dërgoi urim qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Gëzuar 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Popullore.

Sot pas 81 vitesh nga fillimi i luftës antifashiste e cila solli çlirimin e shtetit maqedonas, së bashku me të gjithë njerëzimin jemi vënë para tundimeve të reja. Përkrah të gjitha problemeve shëndetësore, ekonomike, të sigurisë dhe energjetike, ne po ballafaqohemi dhe me një ndarje të thellë në shoqërinë maqedonase. Ashtu siç qëndruan kur dolën partizanë, pas bajrakut e lirisë, edhe të majtët edhe të djathtët, maqedonasit dhe përfaqësuesit e kombësive të tjera, fshatarët e punëtorët, esnafët dhe më të pasurit, ashtu edhe tani duhet të bashkohemi dhe së bashku të ballafaqohemi me problemet.

11 Tetori dhe lufta antifashiste le të jenë inspirim për tejkalimin e ndarjeve dhe për pajtimin nacional nëpërmjet respektimit të ndërsjellë. T’i lëmë interesat dhe kryeneçësinë personale mënjanë dhe të punojmë për të mirën e përgjithshme, të bekuar nga mundësia që të jetojmë në liri dhe paqe, në shtetin tonë.

Gëzuar festën dhe qoftë e përjetshme!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...