Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 2 Gushtit, Ilinden – Dita e Republikës

2 Gusht 2023 | Kumtesat

Të nderuar qytetarë,

Sot, në festën tonë më të ndritur, festën e Ilindenit i rikujtojmë brezat të cilët luftuan për dy republikat tona – atë të Krushevës në vitin 1903 dhe të KAÇKM-së në vitin 1944.

Të udhëhequr nga idetë progresive për liri politike dhe drejtësi sociale, të rinjtë ishin nxitësit e vërtetë të të dy Ilindenëve. Të rinjtë u ngritën të parët në luftën kundër fashizmit dhe u bënë bërthamë më luftarake e ushtrisë nacionalçlirimtare. Vetë KAÇKM-ja ishte, para së gjithash, kuvend i të rinjve. Ne sot kemi shtet të lirë maqedonas falë të rinjve të brezit ilindenas dhe antifashist.

Të rinjtë janë kryesorët për çfarëdo lloj transformimi shoqëror, nga kryengritjet dhe revolucionet popullore, deri në krijimin e politikave dhe në zbatimin e reformave.

Por, që t’i motivojmë të rinjtë të qëndrojnë dhe të përfshihen në ndërtimin e Maqedonisë evropiane, duhet ta nderojmë me reforma evropiane shtetin tonë si një republikë të drejtë dhe progresive ku qytetarët maqedonas do të kenë jetë dinjitoze, arsim të mirë, shëndetësi cilësore, sistem juridik efikas i cili do ta çrrënjosë krimin, korrupsionin dhe nepotizmin. Pikërisht integrimi evropian do të na ndihmojë ta realizojmë interesin vital nacional. Prandaj, duhet t’i tejkalojmë pa vonesë dallimet, të bashkohemi rreth fillimit urgjent të negociatave dhe të mos ua harxhojmë kohën të rinjve. Sepse, nëse e lëshojmë edhe këtë shans, do ta humbim pjesën vitale të shoqërisë maqedonase.

Të dashur bashkëqytetarë,

Është e vështirë të arrihet një shtet i lirë, por edhe më e vështirë është të ndërtohet dhe të ruhet një shoqëri e lirë dhe e drejtë. Ndërkohë që e para është vepër e një brezi, e dyta mbetet obligim i të gjithë brezave të ardhshëm. Prandaj të bashkohemi për të ardhmen e të rinjve dhe, të gjithë së bashku të ndërtojmë një shtet evropian dhe jo një shtet emigrues maqedonas.

Nga mot gëzuar Ilindenin!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....