Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve

8 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve u dërgoi urime përfaqësuesve të bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë Romë,  

Më lejoni t’ju uroj 8 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Romëve dhe t’ju uroj shëndet të mirë, gëzim dhe vullnet që ta përparojmë së bashku gjendjen e bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast do të desha të shpreh respektin tim ndaj kontributit tuaj në pasurimin e shoqërisë shumetnike dhe shumëkulturore maqedonase.

Jua uroj 50-vjetorin e Kongresit të parë rom të mbajtur në vitin 1971 në Londër, kur aktivistë nga Evropa e përcaktuan flamurin, himnin, gjuhën, kulturën rome dhe identitetin rom të më shumë se 12 milionë romëve në Evropë. Pesëdhjetë vjet pas Kongresit të parë rom kemi obligim gjenerate të ndërtojmë shoqëri ku do t’i vlerësojmë dallimet, do ta respektojmë dinjitetin dhe do të sigurojmë pjesëmarrje të barabartë të të gjithë qytetarëve në marrjen e vendimeve për çështje thelbësore të rëndësishme për shtetin tonë.

Të gjithë se bashku synojmë ndërtimin e një shoqërie solidare, të drejtë dhe të lirë e cila i respekton dallimet dhe dinjitetin njerëzor. Jo vetëm më 8 prill por edhe gjatë gjithë vitit ta vazhdojmë luftën e përbashkët sepse sfidat, nevojat dhe përgjegjësitë e bashkësisë rome, si dhe të të gjithë qytetarëve të tjerë, janë të përditshme.

Të dashur miq,

Këtë vit, Ditën Ndërkombëtare të Romëve e festojmë në kushte të pandemisë globale me kovid-19, e cila pikërisht në këtë periudhë, me ashpërsinë më të madhe deri tani, po i rrezikon jetën e të gjithë qytetarëve maqedonas. Pandemia na rikujtoi se të gjithë jemi të lëndueshëm, kurse më shumë vuajnë ata që janë në margjinat e shoqërisë. Ne të gjithë së bashku, në rolet tona të përditshme të politikanëve, anëtarëve të institucioneve dhe organizatave joqeveritare, aktivistëve, punonjësve në media, qytetarëve, jemi përgjegjës të jemi më aktivë që ta mundim pandeminë, por edhe t’i zgjidhim problemet e mbledhura me të cilat ballafaqohemi përditë që të mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe me prosperitet për këdo.

Gëzuar 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Romëve!

Bahtalo о 8. April sa e Romenge!

Stevo Pendarovski

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....