Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së krishterë Shfaqja e Perëndisë – Bekimi i ujit

19 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë Shfaqja e Perëndisë – Bekimi i ujit, u dërgoi urime të gjithë qytetarëve të cilët e festojnë festën sipas kalendarit julian, si dhe Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justiniana Primas, z.z. Stefan.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’jua uroj festën e madhe të krishterë Shfaqja e Perëndisë – Bekimi i ujit dhe t’ju dëshiroj përzemërsisht festën ta kaloni para së gjithash në shëndet të mirë, të mbushur me paqe, harmoni dhe me gëzim.

Edhe këtë vit si edhe vitin e kaluar, Shfaqjen e Perëndisë – Bekimin e ujit e festojmë të ballafaquar me epideminë ende të pranishme të kovid-19, si dhe me sfida të shumta ekonomike dhe shoqërore. Bekimi i ujërave maqedonase qoftë mbështetja jonë shpirtërore në tejkalimin e të gjitha vështirësive. Me përulësi dhe me lutje, solidarë dhe të kujdesshëm të ngrihemi mbi të gjitha shqetësimet dhe problemet. T’i mbushim zemrat me shpresë dhe me besim dhe t’u dhurojmë dashuri pa kushte të afërmve.

E gëzofshim dhe qoftë e përjetshme festa Shfaqja e Perëndisë – Bekimi i ujit!

Perëndia u shfaq!    

Stevo Pendarovski

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....